L.D., i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, është arratisur nga Pallati i Drejtësisë, pas caktimit të masës së paraburgimit në seancën dëgjimore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gashi tha se i pandehuri, pasi ka pranuar aktvendimin për caktimin e paraburgimit, ka arritur të ikë nga Policia e Kosovës, e cila ishte përgjegjëse për sigurimin e tij.
Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se arratisja e të dyshuarit nuk është përgjegjësi e tyre.
Njoftimi i plotë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale Lëndim i rëndë trupor.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri L.H. lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për të zhvilluar procedurën penale.
Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin.
Arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të KPPRK-së., andaj për më shumë informata lidhur me këtë çështje, ju mund ti drejtoheni Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Trump: Po i afrohemi një marrëveshjeje bërthamore me Iranin
Shqiptari e përndjek një vajzë për muaj, arrestohet në Dubro...
Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëm...
“ChatGPT”, faqja e internetit më e vizituar në botë
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën a...
Rusia i përgjigjet Zelenskyt: Një klloun dhe një humbës që f...