Kryetari i Gjakovës dhe një nga njerëzit më të afërt të Ramush Haradinajt, Ardian Gjini, ka reaguar pas dorëheqjes së shefit të tij të partisë nga posti i kryeministrit.
Megjithatë Gjini duket se me reagimin e tij i është drejtuar dikujt, duke i thënë “Gjeje tani një Kryeministër që e heq taksën! Nëse mundesh!”, shkruan Gazeta Express.
“Gjeje tani një Kryeministër që e heq taksën! Nëse mundesh! Ky tregim po kthehet në legjendë!”, ka shkruar Gjini në profilin e tij.
Suspendimin e taksës, Haradinajt ia kanë kërkuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK’s, Kadri Veseli. Këtë e ka pohuar vazhdimisht kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sot pas mbledhjes së Qeverisë, për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar.
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...