Këngëtari Ardian Bujupi pak ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Arigato”.
Kënga është në gjuhën gjermane dhe është pjesë e albumit më të fundit të këngëtarit.
Këtë këngë, Ardiani e ka shoqëruar me një klip mjaft interesant, të xhiruar në Dubai.
Shikuesit shohin vetëm versionin final të klipit, ndërsa rrallë herë kanë rastin të njihen me vështirësitë dhe peripecitë me të cilat përballen artistët gjatë xhirimeve.
Një ndodhi mjaft qesharake po aq sa edhe e rrezikshme i ka ndodhur këngëtarit Bujupi gjatë xhirimeve të “Arigato”.
Në një nga skenat, ku ai ecën duke interpretuar këngën ndërsa prapa tij shfaqet një veturë ‘Range Rover’ e cila e ndjek pa shofer, Ardiani rastësisht ngec dhe vetura arrin ta përplasë pak duke rrezikuar ta shkelë.
Mirëpo, reagimi i këngëtarit ka qenë i menjëhershëm, dhe kur ka ndodhur kjo, ai menjëherë është larguar që aty.
Ardiani e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram këtë moment qesharak, i cili ka bërë për të qeshur edhe stafin realizues të klipit, e po ashtu edhe fansat kur e kanë parë.
https://www.instagram.com/p/Bhl1o6VHWOb/?taken-by=ardianbujupi
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...