Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e sheh qeverinë gjithëpërfshirëse si një zgjidhje të mirë për interesin e Kosovës, në rastin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Gashi në emsionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që për këtë ka dhënë sinjale edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Për interesin e Kosovës nuk po flas në emër të LDK-së qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhja më e mirë pasi të gjitha palët do të ishin në tavolinë dhe nuk do të kishte hapësirë për kontestim dhe moskontestimi e qet në një pozitë të favorshme Kosovën dhe kështu të gjithë do të merrnin përgjegjësi dhe merita bashkarisht”.
“Nuk mund të flas në emër të VV-së por mendoj që ka dhënë sinjale që është e gatshme për këto tema por ka dhënë sinjale që është e gatshme edhe në një qeveri gjithëpërfshirëse dhe nuk ka logjikë ta refuzojë”.
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...