Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçit. Vdekja e tij është humbje e madhe për Kosovën, shkruan Apostolova.
“Ngushëllimet e mia për familjen e Adem Demaçit, aktivistit të drejtave të njeriut, fituesit të çmimit Saharov, vdekja e të cilit është humbje e madhe për Kosovën”, ka shkruar Apostolova, transmeton Gazeta Express.
Adem Demaçi ka ndërruar jetë dje në moshën 82-vjeçare. Ai cilësohet simbol i rezistencës kombëtare, atë e quajnë edhe Mandela i Evropës.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime figura të panumërta publike. Shteti do të jetë në tri ditë zie.
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...