Është anuluar protesta e së enjtes në Prishtinë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nënkryetari i kësaj të fundit, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se protesta për të kundërshtuar aktakuzat e ngritura për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin ka ndryshuar pamje pas kërkesës së IKSHPK-së për respektim të distancës fizike, shkruan arbresh.info.
Haradinaj ka bërë të ditur gjithashtu se protesta me nga 99 veteranë do të mbahen në të qytetet e Kosovës të enjten më 9 korrik në orën 12:00.
“Ne nuk mund të mbajnë përgjegjësi qoftë edhe për një individ të vetëm nëse do të sëmurën dhe menduam që protesta të mbahet më 9 korrik por do t’i delegojmë kompetencat nëpër degët e Kuvendeve Komunale, duke u abuzuar në ligjin që në sheshe të grumbullohen deri 100 persona vendosëm që çdo degë në çdo komunë të protestojë me datën 9 korrik në orën 12:00, por që do të mblidhen vetëm deri më 99 persona”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Ne kemi caktuar një protestë gjithëpopullore, për veteranët ka qenë oblatave por për popullin vullnetare. Ne e kemi cek se do t’i respektojmë edhe rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë Covid 19. Ne kemi kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që të na sugjeroje për këtë proteste, ne sot kemi marrë përgjigje ku ata thonë se këto dy javë nuk preferohet të organizohen tubime të tilla sepse e rrezikojmë shëndetin e popullsisë”, ka thënë ai.
“Protesta ndryshon taktikë dhe qasje brenda ligjit për mos rrezikim të shëndetit publik”, ka shtuar ai.
Ndryshe është kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit të kenë maska, dorëza dhe ruajtje të distancës fizike./arbresh.info/
Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të promovuar kulturë...
Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj u.d të kryeproku...
Krasniqi: PDK-ja nuk do të rri duarkryq derisa ushtarët tanë...
Foda zgjedh 11-shen startuese ndaj Lituanisë
Kurti e Gërvalla, priten me nderime të larta nga mërgimtarët...
Murati: Rritja e pagës mesatare demanton gjithë propagandën