Sindikata e Re e KEK-ut dhe punëmarrësit e tjerë të kësaj korporate kishin paralajmëruar një protestë për sot me fillim nga ora 12:00, mirëpo, përmes një njoftimi të ri, kjo Sindikatë bën me dije se e ka anuluar protestën.
“Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës merr vendim që të prolongojë protestën deri në afatin e caktuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës si dhe zotimit të Menaxhmentit se punëtorët e KEK-ut do të jenë të sigurt në vendet e punës”, thotë kjo Sindikatë në njoftimin për media.
Megjithatë, SR e KEK-ut thotë se “nëse në afatin e caktuar nga Kryeministri nuk përmirësohet gjendja në KEK, protestat janë të pashmangshme”.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...