Kosova ka nisur planet për formimin e ushtrisë së saj. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ato që aktualisht njihen si Forca e Sigurisë.
Nga struktura FSK ngjan me një ushtri. E vetmja gjë që e dallon është emri. Por reagimi i Beogradit është i menjëhershëm në këtë temë.
Pas bisedave të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi edhe NATO.
Në Serbi u tha se Aleanca Euro-Atlantike është kundër. Serbia nuk përmend FSK-në si ekzistencë. Për Kosovën, ky është vetëm një transformim.
Analisti ushtarak, Aleksandar Radiç thotë se kundërshtimi nga Serbia vjen për shkak të statusit që kjo do të krijonte.
“Ushtria e Kosovës do të ishte element që përmbyll shtetësinë. Serbia ka bërë fushatë kundër pushtetit të shqiptarëve në çdo institucion, luftë diplomatike kundër anëtarësimit në UNESCO dhe në asocicacionet sportive. Nëse ekziston ushtria e Kosovës është vështirë të thuhet se nuk ekziston shteti, pasi mbrojtja është një prej gjërave më të rëndësishme”, deklaron Radiç.
Serbia, përkundër bashkëpunimit, është kundër inkuadrimit në NATO. Por kësaj radhe Aleanca konsiderohet si mbrojtëse. Paktet e luftës janë argumente të Serbisë, raporton T.ch.
“Edhe vendet e NATO-s, që kanë mbështetur pavarësinë, kanë qëndrim se nuk mund të formohet ushtria pa ditur fundin e aktiviteteve të tyre. Kemi edhe një situatë paradoksale pasi shumica e serbëve kanë qëndrim negativ ndaj NATO-s, por qeveria kërkon qëndrimin e NATO-s në Kosovë”, thotë Radiç.
Kritikat ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë nuk kanë munguar. Por serbët shprehin besimin vetëm tek NATO, sidomos kur bëhet fjalë për veriun.
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...