Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një takim të rëndësishëm me ambasadoren e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dorothy Shea.
Lajmi u bë i ditur nga Misioni i SHBA-së në OKB përmes një postimi në platformën “X”, ku u theksua përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj të plotë në OKB.
Gjatë takimit, ambasadorja Shea përcolli një mesazh të qartë, duke theksuar se roli i UNMIK-ut në Kosovë tashmë ka përfunduar.
“Ishte nder të takohem me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën një partnere të ngushtë strategjike dhe janë fuqimisht të përkushtuara ndaj njohjes së saj së plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur UNMIK-un, misionin e OKB-së është tani”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...