Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për Asociacionin.
Rohde, mes tjerash, thotë se takimi është paraparë të mbahet më 31 janar në ambasadën amerikane në Prishtinë.
“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Më vjen mirë të dëgjosh që ministri kosovar Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter./arbresh.info/

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...