Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas miratimit në parim të pakos së ligjeve për këtë forcë.
“Arlilenës dhe Yllit, dhe të gjithë kadetëve dhe oficerëve të FSK – URIME! Falënderimi ju takon juve, që me aq profesionalizëm e keni bërë FSK-në partner të besueshëm dhe kredibil”.
“Si ambasadore kam pritur dhe përcjellur dhjetëra delegacione. Askush asnjëhere nuk ka qenë më i pregaditur dhe më në nivel se oficerët e FSK-së. Shumica prej tyre kanë ndjekur shkollat më të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jetonin, Ilirin, Gencin,e shumë e shumë të tjerë me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj, do t’i kishte lakmi secila ushtri në botë”.
“Falënderim i posaçëm për Gjeneralin Rrahman Rama i cili me aq shumë pjekuri ruajti bërthamën e FSK-së duke e rritur, kultivuar dhe pasuruar me gjenerata të reja e të përgatitura”, ka shkruar ajo në Facebook./arbresh.info/
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...