Ambasadori italian, Nicola Orlando me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka kërkuar drejtësi për të gjithë viktimat e luftës në vend.
Orlando përmes një postimi në tëitter ka shprehu falënderime për 70 mijë ushtarët italian të cilët shërbyen në Kosovë.
“Si ofruesi më i madh i sigurisë në Kosovë, Italia u bashkohet festimeve të 21-vjetorit të çlirimit. Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat. Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë çdo ditë përmes KFOR-it dhe dialogut të udhëhequr nga BE-ja për vizionin tonë të përbashkët për paqen dhe demokracinë.
Në këtë ditë mirënjohje të përzemërta shkojnë edhe për 70 mijë ushtarët italian të cilët shërbyen për të sjellë dhe ruajtur paqen dhe demokracinë në Kosovë, si dhe për të rëndët. Italia është gjithmonë mirënjohëse”, ka shkruar Orlando./arbresh.info/
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...