Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend e sidomos për gjendjen pas shpalljes së pandemisë me Covid-19, që ka përfshirë edhe vendin tonë si shumicën e vendeve të botës.

Zëvendësministri Gecaj theksoi se të gjitha ekipet janë duke bërë një punë mjaft të mirë për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe menaxhimin e situatës së përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Ndërsa Grondahl shprehi se është i kënaqur me përkushtimin e autoriteteve të Kosovës në menaxhimin e kësaj pandemie, si dhe vlerësoi lartë kujdesin që qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke treguar në këtë periudhë.
Në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPBAP-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...