Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph i shoqëruar nga zv.ambasadori Christian Bottcher kanë vizituar katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveqan, Zubin-Potok dhe Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane, ambasadori ka zhvilluar takime me kryetarët e sapozgjedhur të komunave, ku kanë diskutuar për sfidat aktuale dhe perspektivat e ardhshme.
“Si të gjitha komunat në Kosovë, jemi të gatshëm të shqyrtojmë së bashku ide për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Ambasadori Rainer Rudolph dhe zëvendësi Christian Böttcher vizituan Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën e Veriut. Një shkëmbim frytdhënës me kryetarët e sapozgjedhur dhe ekipet e tyre mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e së ardhmes. Theks kulturor: një vizitë e shkurtër në Manastirin e Devine Vodës”, njofton Ambasa Gjermane.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...