Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se dje Kosova ka marr vendim të madh drejt rrugës për në BE, pas ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Ratifikimi i ujdisë me malazezët sipas tij, që është një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave, por që ka ende punë.
Por përfaqësuesit të shtetit gjerman në Kosovë nuk i kanë pëlqyer skenat e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së.
Ai tha se ndërkombëtarët nuk dua që në Kuvend të shohin gaz lotsjellës, por punë.
“Ngjarja e djeshme ishte e vështirë. Ndërkombëtarët jemi këtu jo të shohim skena me gaz lotsjellës duke u hedhur kundër përfaqësueseve më të lartë të qytetarëve, por punë”.“Liberalizimi i vizave ka edhe pak punë për tu bërë që të arrihet, por këto hapa të mëdhenj që po bëjnë drejt BE-së”./EO/
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...