Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rohde ka bërë të ditur se këtë shqetësim e ka shprehur gjatë një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, ka shkruar Rohde.
In my meeting with ?? President Osmani, I expressed my growing concern over delays in finalizing Parliament’s constituent session and forming a government post-elections. In today’s rapidly changing global landscape, swift action is imperative – state affairs must always come before party politics.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 30, 2025 at 1:50 PM
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...