Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës prandaj mbështet anëtarësimin e këtij shteti në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Kështu ka thënë ambasadori gjerman në Beograd Axel Dietmann në një intervistë për revistën NIN.
Me kornizën negociuese, në të cilën Serbia ka dhënë pëlqimin e saj, është përcaktuar se një nga kushtet për pranimin e Serbisë në BE është një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje ligjërisht obligative. Serbia ka marrë një vendim strategjik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian dhe Unioni e mbështet atë në zbatimin e reformave dhe arritjen e këtij qëllimi”, tha ambasadori Dietmann, përcjell Telegrafi.
Ai tha se në mars të këtij viti, Këshilli i Evropës përsëri konfirmoi perspektivën evropiane të Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“SHBA gjithashtu mbështet rrugën e Serbisë për në BE. Për këtë proces vlen: vendi që dëshiron të hyjë në BE siguron shumë të drejta, por ka edhe detyrime. Kriteret për anëtarësim duhet të përmbushen”, tha ambasadori gjerman.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...