Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u diskutua rreth shpërbërjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Ambasadori pas takimit tha se diskutuan për shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive.
“Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”.
“Shpresonim që partitë politike do ta zhvillonin fushatën zgjedhore dhe do të formonin institucione të reja në një frymë bashkëpunimi për të mundësuar përparim të shpejtë në çështjet jetësore. Kosova nuk mund të përballojë më kohë të humbur”, tha ambasadori në rrjetin Facebook.
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...