Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka dhënë detaje rreth takimit që zhvilloi sot me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Me anë të një postimi në X, Hargreaves tha se me Osmanin diskutuan për partneritetin e ngushtë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për nevojën urgjente për formimin e kuvendit.
“Ishte kënaqësi të takoja presidenten Osmani sot. Biseduam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe diskutuam nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.
“Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërin dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë multietnike” u shpreh ai.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...