Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në tre-vjetorin e vdekjes së saj.
Me anë të një postimi në X, Ambasada ka përmendur lidershipi e guximshëm të Albright në Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.
“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara, kujtoi se në Amerikë, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”, thuhet më tej në postim./Arbresh.info
Honoring the life and legacy of the first female Secretary of State, Madeleine Albright during #WomensHistoryMonth. Our nation’s top diplomat is the Secretary of State – the person charged with implementing the President’s foreign policy, strengthening diplomatic relations around… pic.twitter.com/IccUn7NVqM
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 23, 2025
LEXO EDHE:
Tre vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albdright
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...