Ambasada Amerikane ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e akuzuar LVV për bllokim.
Ambasada në reagimin e saj theksoi se veprime të tilla cenojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e ShBA-së.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë janë të ngushta në vizion dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla cenojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe ato kosovare”, thuhet në reagimin e Ambasadës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...