Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.
“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota.
Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%.
AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.
Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u arrit formimi i institucioneve të reja.
Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit.
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat
Dinamo mbetet pa trajner pak ditë para ndeshjes së barazhit
Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në katër muaj, g...
“Misioni u krye, Erjon! Pusho i qetë” – “Forca” e dërgon tro...
Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga di...
Hoti në Mitrovicë: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten ...