Ambasada amerikane ka publikuar fotografitë dhe një përmbledhje të shkurtë të vizitës së emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë.
Ambasada rithekson se përkundër sfidave që janë tani në marrëdhëniet dypalëshe, mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet e palëkundur.
“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente.
Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, shkruhet në postimin e ambasadës në Facebook./Arbresh.info
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...