Albulena Haxhiu: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të vlejë nga viti 2008

01:05 | 19 Janar 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për projektligjin e konfiskimin e pasurisë. Ajo tha se në momentin kur byroja konsideron se ka bazë për konfiskim të pasurisë ia bën kërkesën Gjykatës dhe kur qëndrojnë faktet e ofruara bëhet konfiskimin i pasurisë.

Haxhiu pohoi se afati kohor se prej kur do të nis konfiskimi i pasurisë është sugjeruar që të bëhet që nga viti 2008, pas shpalljes së Pavarësisë.“Na kanë sugjeruar që të shkojmë prej vitit 2008, pra prej shpalljes së pavarësisë, pasi deri në atë kohë ka pasur informalitet e gjëra të tjera. Por nëse deputetët mendojnë se nuk është e përshtatshme mund të shkojmë edhe nga paslufta, por mund të kemi më pas probleme”, tha ajo.

“Në momentin që do të hyjë në fuqi ky ligj askush nuk duhet ta ketë frikën secili që e ka fituar pasurinë me nder do të rrinë të qete dhe ata që e kanë keqpërdorur djersën e popullit duhet ta kthejnë atë pasuri”, tha Haxhiu në RTK.“Ata të cilët kanë theksuar që ky projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës në asnjë rrethanë nuk kanë cek ndonjë nen se cilin e shkel. Ne kemi bashkëpunuar me një ekspert që ka qenë në Gjykatën e Strasburgut dhe ka dhënë një raport shumë të vlefshëm dhe jam e interesuar që ta ndajmë me ata që kanë dyshime. Nuk ka asnjë problem që të funksionoj byroja pa ndryshime kushtetuese. Në momentin kur buroja vlerëson do të vlerësoj se një person ka pasuri në shpërputhje me pagën”, tha ajo.

“Shumë ekspertë që na kanë ndihmuar në këtë veprim na kanë rekomanduar që të ketë një prag si dyshim ose kur byroja mund të nis verifikimin e asaj pasure, pragu me 25 mijë euro, nëse zyrtari nuk mund ta arsyetoj atë pasuri ia bën propozimin Gjykatës nëse ky institucion vlerëson se byroja ka të drejtë atëherë ta bëj konfiskimin e pasurisë. Është shumë e rëndësishme që në krye të byros të jetë një person apolitik apo jopartiak. Tash për këtë po thënë që është hakmarrje. Pak me dasht një prokuror mundet me ba kallëzim për një person në Kosovë, ka pasur raste të tilla. Edhe në paketën ligjore nuk e ndalon që dikush të hakmerret ndaj ndokujt. Individët kanë të drejtën e ankesës”, tha ajo.

Lajmet më të lexuara