Kryeministri Albin Kurti ka mbyllur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Parandalimin e Koronavirusit për të kërkuar sqarime në lidhje me “ato që po thuhen”.
“Të diskutojmë hapur për ato çfarë dimë e kemi dëgjuar, dhe natyrisht që vendimet që do t’i marrim, do t’i kemi publike”, është shprehur Kurti, raporton arbresh.info.
Ai më tej e ka arsyetuar mbylljen e transmetimit për shqyrtim të hollësishëm edhe të përshtypjeve që mund të mos jenë fakte.
“Jemi të interesuar të dëgjojmë edhe përshtypjet tuaja që mund të mos jenë fakte, që mund të mos jenë ende fakte, dhe për shkak se ato do të mund të reflektoheshin në keqinterpretime të ndryshme, kërkoj që të ndërpritet transmetimi”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...