Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave në sektorin publik, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “Albin kompjuteri”.
Me anë të një postimi në Facebook, Lushtaku tha se 55 euro është çmimi që kryeministri ia caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijë.
”55 euro është çmimi që kryeministri ia caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijnë, shtoja kësaj edhe disa lëmosha të tjera. 14 miliardë euro buxhet në këto 4 vite keq-qeverisje, asnjë projekt madhor, asnjë punë që mbahet mend nga “Albin kompjuteri”. Albin, i mirë je për opozitë””, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...