Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shumë shpejt mund të mbetet prej një prej figurave kryesore.
Deputetja Albena Reshitaj ka paralajmëruar largimin nga ky subjekt, në rast se nga AAK-ja do të vazhdojnë ta injorojnë atë nga mbledhitë partiake, siç po veprojnë aktualisht.
Që të mos ndodh kjo, Reshitaj thotë se pret reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj.
“Nëse më injorojnë mua, injorojnë reformat brenda partisë. Sepse një mendim ndryshe, brenda për brenda, është i domosdoshëm. Vazhdoj të besoj që reformat politike i nevojitën edhe AAK-së. Unë jam pjesë e reformës, varet se si e shohin ata. Pres reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj. Nuk ndihem e injoruar, derisa kam vepruar drejt. Nëse nuk e shohin si pjesë të mundësisë për të kontribuar brenda subjektit politik, normalisht që më duhet të mendoj për të ardhmën time politike”, u shpreh Reshitaj.
Reshitaj tha se e ndjen vetën të gatshme të garojë për postin e kryetares të ndonjë komune, por që pavarësisht kësaj jo në rrethanat aktuale politike.
“Nuk është qe nuk e ndjej vetën të gatshme për të udhëheq një komune, por jo në këto rrethana jo qëllimmirë. Mund të jem pjesë e një kandidature të tillë, por jo duke shfrytëzuar pazare të tilla politike”, theksoi ajo për “Front Online”.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...