Kryetari i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë sot betimin solemn së bashku me asamblistët e rinj të Kuvendit Komunal, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri qeverisës.
Hyseni e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për qytetin dhe të ardhmen e tij, ndërsa u zotua se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën me përkushtim maksimal.
Në adresimin e tij pas betimit, ai theksoi:
Sot bëmë betimin solemn bashkë me asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë dhe të ardhmen.
Betohem se do të vazhdoj t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Gjilanit me besnikëri dhe ndërgjegje!
Do të punojmë bashkë, me vizion dhe vendosmëri për të mirën e Gjilanit.
Na priftë e mbara!/Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri