Ka pasur raporte të ndryshe si rajonale dhe botërore se vera e këtij vitit do të jetë me temperatura ekstreme të larta.
Besim Aliu, meteorolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për lajmi.net se Kosova do ta ketë një verë më të freskët se ato që ishin dy vitet e kaluara.
“Gjatë verës nuk do të ketë temperatura shumë të larta, së paku nuk do të jenë më të larta se dy vitet e kaluara”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, temperaturat 35-36 gradë Celsius do të shoqërojnë muajin korrik, gjë që sipas tij është normale, por ai la të kuptojmë se nuk duhet të ketë shqetësim për temperatura ekstreme të larta.
“35-36 janë normale për muajin korrik, por nuk do të ketë temperatura 40 siç ka pasur viteve të kaluara. Llogaritet një verë më e freskët se viteve të tjera”, tha ndër tjera meteorologu.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar