Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit, B.B, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm pasi pronari gjendej për pushime jashtë vendit, se bashku me familjen e tij, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, hynë brenda dhe merr sasi te arit në vlerë rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatëmijë) euro, si dhe orë te markave të ndryshme në vlerë rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi ngjarjes pa e vërejtur askush, ashtu që gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës me datë 21 prill 2025, në shtëpinë e të pandehurit gjen orët e markave të ndryshme të cilat i përkisnin të dëmtuarit dhe familjarëve të tij”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...