Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.
“Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 Gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë (9) bimë narkotike ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë