Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për aksionin që kanë marr mbrëmë në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, që u zhvillua në disa komuna të Kosovës.
Ai ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër do të vazhdojë pandalshëm.
Më tutje theksoj se mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet.
‘’Nuk mund dhe nuk do të lejojmë asesi të keqpërdoret misioni për t’u shërbyer qytetarëve. Siç edhe jemi zotuar, po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cenon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike’’, tha ai përmes një statusi në Facebook. /arbresh.info/
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...