Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka njoftuar për arrestimin e zyrtarëve, të cilët kanë punuar në Njësinë për Patentë Shoferë.
Përmes një video në Facebook, Durmishi ka falënderuar organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani.
“Në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve për Njësinë e Patentë Shoferë. Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjitha ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, thotë Durmishi.
Një aksion po zhvillohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë së bashku me koordinim me prokurorin e shtetit.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.
“Po mund të ju konfirmoj se është duke u zhvilluar aksioni, por detaje tjera do të bëhen publike më vonë”, tha ai./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...