Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Gjakovës, i zhvilluar në komunën e Malishevës, ka rezultuar me shoqërimin e mbi 50 komisionerëve zgjedhorë, të dyshuar për përfshirje në falsifikim të rezultateve zgjedhore.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacioni është realizuar nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ndërsa të përfshirët janë dërguar në Gjakovë për intervistim.
Sipas informacioneve, komisionerët janë duke u intervistuar në Policinë e Gjakovës lidhur me dyshime për ndërhyrje në procesin e numërimit të votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare, si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar ende./Arbresh.info
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup
Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...