Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të Njësitit Special të Kosovës janë parë para objektit të ministrisë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme”.
“Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës./arbresh.info.


Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...