Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar municion, pajisje ushtarake dhe prova të tjera materiale gjatë një operacioni në fshatin Llozno, komuna e Leposaviqit.
Sipas raportit, më 21 janar 2026, rreth orës 18:00, njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë në rrugë.
Pas këtij konstatimi, policia ka kryer kontroll në tri shtëpi të pabanuara, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova të ndryshme materiale.
“Fsh. Llozno, Leposaviq / 21.01.2026-18:00. Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm , një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...