Një aksion i përbashkët i Drejtorisë së Inspektimit dhe inspektorëve sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të disa lokaleve gastronomike, ordinancave dentare, ambulancave gjinekologjike dhe poliklinikave të paregjistruara në Mitrovicën Veriore.
Njoftimi është bërë nga komuna e Mitrovicës Veriore.

“Deri më tani janë kryer dhjetëra kontrolle gjatë dhe pas orarit zyrtar, si edhe në orët e vona të natës. Subjektet punonin pa leje, në ambiente të papërshtatshme, ndërsa në disa ordinanca mjekët banonin në të njëjtat hapësira”, thuhet në njoftim.

Tutje ëhstë bërë e ditur se produktet jo të rregullta janë konfiskuar, derisa thuhet se u hartuan procesverbale, u vendosën masa ndëshkuese dhe u urdhëruan masa të detyrueshme për legalizim urgjent e adaptim sanitar.

“U bëjmë apel qytetarëve të përdorin vetëm objekte të regjistruara nën mbikëqyrjen institucionale për sigurinë dhe shëndetin e tyre. Falënderojmë qytetarët për besimin dhe informacionet me kohë që mundësuan ndërhyrjen efikase”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga komuna e Mitrovicës Veriore.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...