Policia e Kosovës ka arrestuar një person për fajde në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar togeri Tahir Kabashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren.
“Sot me datë 10.07.2025, pas një hetimi disa javor, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, ka zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ku si rezultat operacionit policor ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin A.H. 1988 për veprën penale Fajde dhe Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka thënë Kabashi.
Ai ka thënë se ndaj të dyshuarit është zbatuar urdhëresa për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe objekteve përcjellëse.
“Zbatimi i urdhëresës është mbështetur nga njësi tjera policore nën monitorimin e Prokurori Publik të Shtetit. Ndaj të dyshuarit është zbatuar urdhëresa për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe objekteve përcjellëse. Kontrollimi i vendbanimit është kryer nga njësitë relevante policore”, ka thënë Kabashi.
Ai ka shtuar se personi i dyshuar me vendim të Prokurorit Publik të shtetit dërgohet në ndalim policor.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Arbresh.info
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...