Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim me gjashtë urdhërarreste gjyqësore dhe tri kërkime policore për disa vepra të rënda penale.
Sipas raportimeve në disa media vendore, personi i arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet të jetë Rinor Grajqevci, i njohur si kryetar i tifo-grupit “Plisat”.
Ai dyshohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Lëndim i rëndë trupor.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
LEXO EDHE:
Me 6 urdhërarreste dhe 3 kërkime policore, arrestohet në Prishtinë 30-vjeçari i shumëkërkuar
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...