Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe një i lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit të një skelje në një kantier ndërtimi në Vjenë, raportojnë mediat austriake.
Aksidenti ka ndodhur të martën pasdite. Sipas zjarrfikësve, rreth orës 14:30, gjatë punimeve të betonimit në kuadër të zgjerimit të katit të sipërm në një ndërtesë të vjetër në Porzellangasse pranë Bauernfeldplatz, u shembën pjesë të skelës dhe një kallëp. Ato ranë në oborrin e brendshëm të ndërtesës.
Informacionet se disa punëtorë mund të ishin bllokuar nën rrënoja u konfirmuan gjatë mbrëmjes.
“Në oborrin e një pallati me disa apartamente, disa punëtorë ndërtimi janë mbuluar nga rrënojat për arsye ende të paqarta. Si pasojë, u kryen veprime të gjera shpëtimi dhe nxjerrjeje. Katër punëtorë ndërtimi u gjetën të vdekur. Një punëtor u shpëtua dhe u dërgua në spital. Hetimet e mëtejshme për shkakun e aksidentit janë në vazhdim”, ka konfirmuar Policia.
Viktimat u konfirmuan pas disa orësh
Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, Martin Hofbauer, rreth orës 14:30 ekipet e emergjencës u alarmuan. Pas rreth 90 minutash, shërbimi i shpëtimit raportoi një person të plagosur rëndë. Disa orë më vonë, zëdhënësi njoftoi se katër persona kishin humbur jetën në këtë aksident.
Sipas Hofbauer, gjatë aksidentit u shemb e gjithë konstruksioni së bashku me pesë personat që ndodheshin mbi të. Gjatë shpëtimit të punëtorit të plagosur rëndë, punëtorët e tjerë ndihmuan ekipet e emergjencës që tashmë kishin mbërritur. Zëdhënësi i zjarrfikësve shtoi se operacioni ishte jashtëzakonisht i vështirë.
Në disa raste, materialet e ndërtimit duhej të largoheshin me duar të zhveshura. Sipas të dhënave, punëtori i plagosur rëndë qëndroi për disa minuta në vendin e aksidentit para se të shpëtohej. Shërbimi i shpëtimit raportoi se 45-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në shtyllën kurrizore, si dhe fraktura në krahë
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë