Një aksion i zhvilluar nga Policia e Kosovës, me asistencën e Doganës, ka rezultuar me sekuestrimin e disa elektroshokëve, bluzave me simbole nacionaliste serbe si dhe pijeve të ndryshme alkoolike.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Arbresh.info se operacioni është ende në vazhdim.
“Sot rreth orës 12:00 jemi njoftuar nga njësitet kufitare se në një lokal po shiten pije, bluza me mbishkrime, elektroshokë e gjësende tjera. Në vendngjarje ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale, me asistencën e Doganës, ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe materialeve të gjetura është njoftuar edhe Prokuroria Speciale,” tha Elshani.
Ai shtoi se deri tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa pas përfundimit të veprimeve dhe intervistimeve të nevojshme, në koordinim me prokurorin e rastit do të vendoset për hapat e mëtejmë.



Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...