Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Waldshut-Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një familje shqiptare pesëanëtarëshe.
Familja po kthehej nga Kosova drejt vendbanimit të tyre në Gjermani, ndërsa sipas gazetarit Bahri Cani aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta para mbërritjes në destinacion. Në veturë ndodheshin prindërit dhe tre fëmijë të mitur, të moshës nga një deri në tre vjeç.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa bëhet e ditur se të gjithë anëtarët kanë pësuar lëndime. Njëri nga fëmijët se ka marrë lëndime më të rënda, por ndodhet nën kujdes mjekësor.
Të lënduarit janë dërguar dhe sistemuar në spitale të ndryshme, ku po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Familja është me origjinë nga Rahoveci, ndërsa për arsye ndjeshmërie nuk janë bërë publike detaje të tjera.
Autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e aksidentit./Arbresh.info
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...