Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas aksidentit tragjik në Galoicë të Vushtrrisë, ku humbu jetën shoferi i minibustit dhe u lënduan disa nxënës.
Nagavci ka shprehur ngushëllime për familjen Sadiku, ndërsa ka thënë se ngjarje të rënda si kjo, na rikujtojnë për rëndësinë e kujdesit dhe përgjegjësisë në komunikacion.
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka përfshirë një automjet, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, shoferi i automjetit, H. S., 59 vjeç, ka humbur jetën.
Policia ka bërë të ditur se, nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku si pasojë automjeti ka dalë jashtë rrugës.
“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i automjetit viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet. Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksidentohet autobusi në Vushtrri, vdes shoferi dhe disa nxënës lëndohen
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...