Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i linjës së transportit të nxënësve nga fshati Duboc, dhe disa nxënës kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ai ka shprehur pikëllim të thellë për ngjarjen dhe ka njoftuar se shoferi i linjës, Hajzer Sadiku, ka humbur jetën tragjikisht, ndërsa nxënësit e lënduar janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Reagimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në komunën tonë gjatë paradites së sotme.
Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë./Arbresh.info
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...