Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit të Indisë pas aksidentit tragjik të trenave në Odisha.
Osmani tha se Kosova qëndron në solidaritet me presidenten e Indisë, Droupadi Murmu dhe të gjithë të prekurit nga ky aksident.
“Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Osmani.
Deri më tani pas një aksidenti mes tre trenave në Odisha kanë mbetur të vdekur së paku 260 njerëz dhe janë lënduar më shumë se 1 mijë njerëz.
Besohet se një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët para se të goditjes nga një tjetër të premten pasdite.
Ky është aksidenti më I rëndë I trenave në Indi në shekullin 21./Arbresh.info/
lexo edhe:
Shkon afër 240 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së trenave
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa