Pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Mitrovicë, dy të dyshuar kishin sulmuar një person dhe gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kanë goditur edhe një femër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Policia bën të ditur përmes raportit se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Rr. Fadil Deliqi, Mitrovicë Jugu 15.09.2025 – 23:16. Raportohet se pas një aksidenti në trafik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kishin goditur edhe një femër duke i shkaktuar lëndime të rënda, e cila ishte dërguar në QKUK Prishtinë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...