Një aksident mes dy veturave në fshatin Kçiq ka lënë gjashtë persona të lënduar.
Një fëmijë 7-vjeçar u transferua për trajtim të mëtejshëm në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar, ndërsa pesë të tjerët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm Shpend Fazliu, tha se një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare është transferuar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.
“Në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. 5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu.
LEXO EDHE:
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë transferohet në QKUK
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...