Një person i moshës rreth 64-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Sipas policisë, viktima ishte duke e drejtuar biçikletën dhe është goditur nga një veturë në lëvizje, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Ekrem Rexha, Prizren 06.07.2024 – 17:50. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndim vdekje-prurës për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes 64-vjeçari në Prizren, u godit nga makina derisa po kalonte “zebrat”
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë