Një grua 33- vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të pikës kufitare me Shqipërinë, Morinë
Siç bëhet e ditur, automjeti e ka goditur kamionin prapa nga pakujdesia, ndërkaq, të gjithë personat e përfshirë në aksident janë nga Shqipëria.
Nga njësia e autostradave poashtu kanë bërë të ditur se, shoferi i veturës dhe shoferi i kamionit bashkë me pasagjerin janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa pasagjerja që ishte e ulur prapa në veturë ka ndërruar jetë.
“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VW Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj. Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jete te dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raportev. Kërkojmë vigjilence nga pjesmarrsit ne trafik dhe respektim te rregullave ne menyre qe te shmangen rastet e tilla tragjike”, njofton policia.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...