Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamionete dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Vetura ishte në skajin e rrugës dhe kamioneta nga pakujdesia e ka goditur veturën.
Lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rasti është iniciuar si rast nën hetime.
“Autostrada “Ibrahim Rugova” km-48. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionetë, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën e cila ishte ndalur në skajin e rrugës. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...